Gara e Sochi e hapur për publikun

Formula 1

Gara e Sochi e hapur për publikun

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:52
Gara e Sochi e hapur për publikun

Ndërkohë që organizatorët e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1 po punojnë që gara e Mugello, më 13 shtator të zhvillohet me publik, nga Rusia vjen lajmi se gara e Sochi, e cila zhvillohet më 27 shtator, do të jetë e hapur për fansat e këtij sporti.

Organizatorët e garës ruse synojnë që të afrojnë publikun në 50% të kapacitetit, pra 30 mijë spektatorë. Deri më tani, të gjitha garat e zhvilluara kanë qenë pa publik, por në Rusi ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për garën e Sochi.

Në pistën e Sochi do të zhvillohet gara e 10-të sezonale e Formula 1, një kampionat që nisi vetëm një muaj më parë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Spektatorë do të ketë gjatë provave dhe garës, por ata do të zbatojnë protokollin e sigurisë. Nuk do të ketë evente me pilotët, shëtitje etj”, thanë organizatorët e garës së Sochi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat