Hamilton: Garat me një pit-stop, të bezdisshme

Formula 1

Hamilton: Garat me një pit-stop, të bezdisshme

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:01
Hamilton: Garat me një pit-stop, të bezdisshme

Piloti britanik i Mercedesit, Luis Hamilton, përgatitet për garën e radhës, atë që zhvillohet këtë fundjavë në Barcelonë. Ai shprehet se ka mbetur i zhgënjyer nga vendi i dytë në garën e fundit, në Silverstone, por se strategjia e gomave bëri diferencën.

“Gomat e buta e bënë garën e fundit më emocionuese.

Dua të pranoj se nëse një pjesë e imja preferon më shumë gomat e forta, që zgjasin shumë, pjesa tjetër është e bindur se garat me vetëm një pit-stop ta shpifin. Nuk duhet të bëjmë më kurrë gara me vetëm një ndalesë. Garat me vetëm një ndalesë nuk janë të bukura, tifozët mërziten. Nëse ka më shumë ndalesa ka më shumë emocione, më shumë surpriza në pistë. Shpresoj që garat e ardhshme të jenë po kaq interesante se ajo e fundit”, tha me tjerash Hamilton.

Garat e ardhshme në Formula 1, do të zhvillohet më 16 gusht në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat