Frika më e madhe

Formula 1

Frika më e madhe

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 13:13
Frika më e madhe

Valentino Rossi, legjenda dhe ikona e Moto GP, i është rikthyer incidentit të garës së fundit, kur shoku i tij i skuadrës te Yamaha, Maverick Vinales, u detyrua të hidhej nga motori i tij, pasi i ishin prishur frenat.

Piloti italian e konsideron këtë problem si më të frikshmin në Moto GP, sidomos kur piloton në garë me një shpejtësi të lartë.

“Ajo që përjetoi Vinales, fakti që po pilotonte pa frena, është frika më e madhe e një piloti në Moto GP. Edhe imja.

Kur je i vetëm në pistë ky problem minimizohet disi, por kur je në duel me të tjerët dhe jemi njëri pas tjetrit në pistë, frika është e madhe. Në atë shpejtësi mund të përfshihen edhe pilotë të tjerë në aksident”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat