Nuk e kuptojmë ç’po ndodh

Formula 1

Nuk e kuptojmë ç’po ndodh

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:46
Nuk e kuptojmë ç’po ndodh

Situata te Ferrari duket kaotike pas garës së fundit në Belgjikë, ku pilotët e saj u renditën në vendet 13-14, një rezultat zhgënjyes dhe një makinë që nuk ishte e aftë të parakalonte as rivalët e “dorës së dytë”.

Askush nuk jep një përgjigje për problemet, ndërkohë që këtë fundjavë zhvillohet gara e radhës në pistën e shtëpisë, në Monza.

“Ka diçka që nuk po arrijmë ta kuptojmë dhe po na shpëton. Shpresoj që teknikët dhe inxhinierët ta kuptojmë se ku po çalon puna. Kjo është e njëjta makinë që kishim edhe në garat e kaluara, por në Belgjikë diçka nuk funksionoi”, u shpreh Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

Binotto pranon se kjo situatë ka futur skuadrën në krizë dhe pilotët nuk besojnë më se kjo makinë mund të kryejë mrekullinë këtë sezon: “E pranoj që edhe pilotët e kanë të vështirë, duke mos gjetur atë besim se makina mund të jatë 2 apo 3 të dhjetat më shumë, sidomos të shtunën, në provat zyrtare. Duhet durim e punë për të dalë nga kjo krizë, por nuk tërhiqemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat