Pesimist

Formula 1

Pesimist

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 11:30
Pesimist

Brenda 12 muajsh situata te Ferrari dhe piloti monogask Charles Leclerc ka ndryshuar si nata me ditën. Një vit më parë, Leclerc korrte suksesin e parë në Formula 1, fitonte në Belgjikë me Ferrarin dhe më pas përsëriste të njëjtin rezultat, duke triumfuar në Monza.

Këtë vit situata është ndryshe. Në Belgjikë u klasifikua në vendin e 14-të, me një Ferrari që ishte si një karrocë në pistë, ndërkohë që situata nuk duket optimiste as për garën e Monza, që zhvillohet ditën e diel në pistën italiane.

“Duhet të reagojmë, pasi rrezikojmë të bëjmë figurë të shëmtuar ashtu si në Belgjikë.
 

Madje mund të dalim edhe më keq, pasi garojmë në Monza, një pistë e shpejtë, ndërkohë që ne na mungon shpejtësia. Unë do të jap maksimumin që ta nderoj Ferrarin”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat