Kalenderi fiton dhe vendos rekord të ri në Brezovicë

Formula 1

Kalenderi fiton dhe vendos rekord të ri në Brezovicë

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:30
Kalenderi fiton dhe vendos rekord të ri në Brezovicë

Liridon Kalenderi vazhdon të dëshmojë se është i jashtëzakonshëm në automobilizëm, konkretisht në disiplinën malore. Pas rekordit që e arriti në shtegun e Grashticës, të njëjtën e ka bërë edhe në Brezovicë, madje me kohë edhe më të “çmendur”.

Kalenderi me Mitsubishi Evo 9, shtegun e gjatë 7.7 kilometra e kaloi për vetëm 04:01.966 minuta, me shpejtësi mesatare prej 114.561 kilometër në orë, që gjithsesi duket vështirë e imagjinueshme, pasi është kohë për 16 sekonda më e shpejtë se rekordi paraprak.

“Ishte një garë shumë e mirë, përfshirë edhe dy vozitjet e djeshme. Sot isha shumë i përqendruar, ndërsa edhe vetura në gjendje mjaft të mirë dhe në fund e arrita këtë sukses për të cilin gjithsesi jam i kënaqur. Konkurrenca është e fortë, prandaj për të arritur sukses duhet rrezikuar shumë.

Image

Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në garat tjera, por gjithsesi synimi im është suksesi në garat ndërkombëtare”, ka thënë Kalenderi pas garës.

Image

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Përparim Dushit, po ashtu me Mitsubishi Evo 9, i cili në cak arriti me kohën 04:09.610 minuta (07.644 sekonda vonesë në krahasim me fituesin, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Besfort Bunjakun, i cili me Opel Astra SP u rendit në pozitën e tretë me kohë 04:22.413 minuta.

Në konkurrencën ekipore, Prizreni D&G u rendit në pozitën e parë me 82.5 pikë, para Eurogoma RT me 70.5 dhe Prishtina RT me 66 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat