Franco Morbidelli ka fituar Çmimin e Madh të San Marinos.
Ky ka qenë edhe suksesi i parë për pilotin e Petronas në Moto GP, para Ducati-t Pramac të Francesco Bagnaia.
Vendi i tretë për Joan Mir, i cili ka arritur të befasojë Valentino Rossi-n (i 4-ti) në xhiron e fundit.
Andrea Dovizioso, që e ka mbyllur garën i shtati, është lideri i ri i Botërorit.