Në Barcelonë triumfon Quartararo

Formula 1

Në Barcelonë triumfon Quartararo

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:37
Në Barcelonë triumfon Quartararo

Fabio Quartararo triumfon ne Çmimin e Madh të Katalunjës dhe kthehet në krye të Botërorit të MotoGP. Në Barcelonë, francezi i ekipit Petronas u parapriu dy motorëve Suzuki të Joan Mir dhe Alex Rins, ndërsa vendi i katërt shkoi për Morbidellin.

E diel e hidhur për Andrea Dovizioson, që u përfshi në një kontakt me Zarcon në fillim të garës dhe ishte i detyruar të tërhiqej. Ditë e keqe edhe për Valentino Rossin, që u rrezua në garën numër 350 në karrierë ne tij në klasin mbretëror.

Supozohej të ishte një duel mes Fabio Quartararos dhe Andrea Doviziosos, por një rrëshqitje e pilotit italian në kthesën 2-të në xhiron e parë, efektivisht prishi spektaklin në Montmelò.

Image

Përfitoi nga ky episod “Djalli”0 Fabio Quartararo i cili, pas dy muajsh agjërim, ngrihet përsëri në shkallën më të lartë të podiumit, duke rifituar kreun e klasifikimit të përgjithshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat