Ducati zyrtarizon 2 pilotët e rinj

Formula 1

Ducati zyrtarizon 2 pilotët e rinj

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:26
Ducati zyrtarizon 2 pilotët e rinj

Italiani Francesco Bagnaia dhe australiani Jack Miller do të jenë dy pilotët e motorit Ducati për sezonin e ardhshëm në Moto GP.

Ata do të zënë vendet e italianëve Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci, që do të largohen në fund të këtij viti.

Lajmin e zyrtarizoi sot motori italian, duke shtuar se Johann Zarco dhe Jorge Martin do të pilotojnë motorin satelit Ducati Pramac për vitin 2021.

Emri i Miller ishte konfirmuar disa javë më parë, ndërkohë që sot erdhi edhe zyrtarizimi i Bagnaia, aktualisht në sezonin e tij të dytë në Moto GP. Ai ka qenë kampion bote në kategorinë Moto 2 në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat