Akuzoi F1 për komplot, por...

Formula 1

Akuzoi F1 për komplot, por...

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:31
Akuzoi F1 për komplot, por...

Pas garës së Rusisë, në të cilën Lewis Hamilton mori një penalitet të dyfishtë për një parregullsi të kryer gjatë startit, piloti britanik akuzoi komisarët e garës për vendimin. Ai shkoi deri aty sa tha se ndaj tij po bëhet një komplot, në mënyrë që të mos fitojë.

Një deklaratë e thënë në gjaknxehtësi, ndaj Hamilton ka përdorur rrjetet sociale për të kërkuar ndjesë. “Jo gjithnjë bëj gjënë e duhur kur kam një problem, jo gjithnjë reagoj ashtu si duhet kur ka tensione.

Gjithsesi, më kuptoni, edhe unë jam një human dhe atë që bëj e realizoj me pasion”, tha Hamilton.

“Mësoj dhe rritem nga dita në ditë. Do të mësoj të gjitha leksionet dhe do të vazhdoj të dueloj me të njëjtin pasion për hapin tim të radhës. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe që janë aty, për të luftuar bashkë me mua. Do të ngrihemi sërish”, shkruan Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat