Tri pilotë të Akademisë Ferrari, Robert Shwartzman, Callum Ilott dhe Mick Schumacher, kanë zbritur në pistën e Fiorano për të provuar makinën “kokëkuqe”.
Ata kanë pilotuar njëvendëshen e vitit 2018 (atë të Vettel e Raikkonen), si pjesë e programit të ambientimit me një makinë të Formula 1.
Një test i rëndësishëm për këta pilotë, që fundjavën e ardhshme do të provojnë zyrtarisht makinat e këtij sezoni.
Ilott dhe Schumacher do të garojnë të premten e ardhshme në provat e lira të garës së Gjermanisë, respektivisht me Haas dhe Alfa Romeo. Ndërsa Shwartzman do të garojë në fund të sezonit.