Honda do të tërhiqet nga Formula 1

Formula 1

Honda do të tërhiqet nga Formula 1

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 17:04
Honda do të tërhiqet nga Formula 1

Honda do të tërhiqet nga Formula 1 në fundin e sezonit të ardhshëm. Partneri motorik i Red Bull-it vendos në këtë mënyrë që të largohet nga bota e Formulës 1, pikërisht në fundin e vitit 2021.

Një lëvizje e tillë i shtrëngon drejtuesit e skuadrës austriake për të gjetur një furnitor të ri, por mbi të gjitha duke filluar që nga viti 2022 Formula 1 reduktohet në vetëm tre marka gjithsej, Ferrari, Mercedes dhe Renault.

Drejtuesit e Honda-s e justifikuan një vendim të tillë me transformimin e kuptueshëm që është duke pësuar gjithë industria e makinave, për shkak të shkëputjes nga motorët me djegie të brendshme. Për hir të së vërtetës Formula 1 është vërtet shumë e kushtueshme dhe dominimi absolut i Mercedesit, e për rrjedhojë edhe fitoret e mërzitshme të britanikut Lewis Hamilton, në mënyrë të pritshme kanë ulur ndjeshëm interesin për këtë sport.

Shikueshmëria ka rënë në nivele të frikshme për shkak të mungesës së rivalitetit dhe drejtuesit po bëjnë çmos për të reduktuar shpenzimet apo kufizuar buxhetin e skuadrave pjesëmarrëse, madje për të rifituar interesin e dikurshëm krerët e këtij sporti po mendojnë qoftë edhe për zgjidhje drastike, për të ndryshuar krejtësisht radhën e nisjes, duke ndëshkuar në këtë mënyrë pilotët e kreut për të startuar nga fundi, në vijën e nisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat