Ermira Topalli dëshmoi edhe një herë cilësitë e saja

Formula 1

Ermira Topalli dëshmoi edhe një herë cilësitë e saja

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 23:33
Ermira Topalli dëshmoi edhe një herë cilësitë e saja

Ermira Topalli e AK Ferizaj ka dëshmuar edhe njëherë se është e shkëlqyeshme në disiplinën e auto sllallomit. Ajo ka fituar edhe në garën e tretë për kampionatin e sivjetmë, e cila të dielën u mbajt në Ferizaj. Topalli me Gof V, shtegun e gjatë 1.5 kilometra, ajo e kaloi për kohën 03:02.460 minuta (përfshirë dy vozitjet) madje pa asnjë penallti.

“Edhe sot ishte një garë mjaft e mirë, me konkurrencë të fortë dhe numër të kënaqshëm të pjesëmarrësve.

Jam e kënaqur me fitoren dhe me faktin se do të jem kampione e Kosovës në këtë disiplinë, ndërsa i inkurajoj edhe femrat tjera që në të ardhmen të marrin pjesë në numër sa më të madh dhe të dëshmojmë se edhe ne femrat dimë dhe mund të vozisim dhe të arrijmë rezultate të mira”, ka thënë Ermira pas fitores, e cila edhe ia siguroi titullin e kampionit në plasmanin përfundimtar.

Image

Në pozitën e dytë në garën e sotme u rendit Arjeta Rysha me Audi po ashtu e AK Ferizaj, ndërsa podiumi i fitueseve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Qerime Rexhepin e Eurogoma RT, e cila garoi me Audi A3.

Në konkurrencën ekipore, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 40 pikë, para Eurogoma RT me 37.

Rezultatet: Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1) 1.Dorentina Qerimi (Opel Corsa – Eurogoma RT) 03:27.065 2.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) +16.603

Klasa 2 (1200-1600 ccm – Grupi 1) 1.Brunilda Tafili (Mercedes C – Eurogoma RT) 03:20.211 2.Kadishe Shabani (Ford Focus – Ferizaj) 03:23.185 Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1) 1.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:02.460 2.Qerime Rexhepi (Audi 3 – Eurogoma RT) +16.041 3.Pranvera Xhaferi (Golf VII – Eurogoma RT) +17.161 Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2) 1.Arjeta Rysha (Audi – Ferizaj) 03:09.408 2.Violeta Nazifi (Mrcedes C - N/A) +12.851

Plasmani ekipor

1.AK Ferizaj 40 pikë

2.Eurogoma RT 37 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat