Mbyll dyert për tifozët për garën e Stambollit

Formula 1

Mbyll dyert për tifozët për garën e Stambollit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:04
Mbyll dyert për tifozët për garën e Stambollit

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1 kanë hedhur poshtë idenë për të zhvilluar garën e Stambollit me tifozë.

Ata kishin parashikuar pjesëmarrjen e 100 mijë tifozëve gjatë datave 13-15 nëntor, duke ulur edhe çmimet, por pandemia Covid-19 ka prishur planet.

Gara e Turqisë, që zhvillohet në “Istanbul Park”, është një nga ato të rikthyera pas shumë vitesh në botërorin 2020 të Formula 1. Guvernatori i Stambollit, ka vendosur të mos rrezikojë jetën e njerëzve, duke mbyllur dyert për tifozët. Gara e Turqisë është ajo nr.14 në botërorin e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat