Petrucci arrin suksesin e parë sezonal

Formula 1

Petrucci arrin suksesin e parë sezonal

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 15:09
Petrucci arrin suksesin e parë sezonal

Mbi pistën e lagur të Le Mansit ishte Ducati i Danilo Petruccit që triumfoi në Çmimin e Madh të Francës në Moto Gp, gara e 9-të e kampionatit botëror.

Ky ishte suksesi i parë sezonal për pilotin nga Umbria i cili la pas Alex Marquez, vëllain e kampionit të botës në fuqi që vazhdon të jetë i dëmtuar dhe Pol Espargaro.

U befasua në fund Andrea Dovizioso që u rendit i 4-ti ndërsa një tjetër garë për t’u harruar ajo e Valentino Rossit i cili për të tretën garë radhazi doli pa pikë pasi u rrëzua që në xhirot e para.

Vetëm i 9-ti ndërkohë francezi Fabio Quartararo i cili ruan për momentin kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat