Ferrari është “jashtë loje” këtë sezon

Formula 1

Ferrari është “jashtë loje” këtë sezon

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:54
Ferrari është “jashtë loje” këtë sezon

Gara e fundit e botërorit 2020 të Formula 1 konfirmoi edhe një herë se Ferrari është “jashtë loje” këtë sezon. Edhe pse hera-herës makina italiane sjell disa risi në pistë, me shpresën që të jetë më konkurruese, sërish rezultatet mungojnë.

Kjo situatë ka detyruar drejtorin sportiv të “kokëkuqes” të heqë dorë nga rezultat pozitive dhe të nisë të mendojë për të ardhmen.

Pas garës së fundit në Nurgburgring, Mattia Binotto konfirmoi se ndryshimet tashmë i shërbejnë vitit 2021.

“Në provat zyrtare kemi parë një përmirësim të vogël, por ajo që është më e rëndësishme është se modifikimet që bëjnë po japin rezulktatet e duhura. Kjo tregon se jemi në rrugën e duhur, sidomos duke parë se po afrohet viti 2021. Duke parë këtë situatë do të sjellim risi të reja edhe në garën tjetër, në Portugali”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat