Alonso do të zërë vendin e Daniel Ricciardos

Formula 1

Alonso do të zërë vendin e Daniel Ricciardos

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 19:27
Alonso do të zërë vendin e Daniel Ricciardos

Për herë të parë pas 18 muajsh, që nga gara e tij e fundit, Fernando Alonso është rikthyer sot në pistë, duke pilotuar një makinë të Formula 1. Piloti spanjoll, 2 herë kampion bote, ka testuar makinën Renault RS20, që përdorin këtë sezon pilotët e kësaj skuadre.

Alonso shfrytëzoi faktin se makina Renault nuk kishte përdorur 100km e lejuara nga FIA në fillim të çdo sezoni për xhirime komerciale “filming day”. Me këtë rast, spanjolli ka zbritur në pistën e Barcelonës për të provuar njëvendëshen e këtij sezoni dhe testuar veten pas një periudhe të gjatë.

Sezonin tjetër, Alonso do të zërë vendin e Daniel Ricciardo (kaloi te McLaren), ndërkohë që shoku i tij i skuadrës do të jetë Esteban Ocon.

“Të rikthehesha në një makinë të Formula 1 ishte diçka e jashtëzakonshme. Rikthehem në këtë pistë, aty ku 20 vite më parë kam kryer testet e para me Benetton. Përgatitja nuk është e lehtë, por mendoj se jemi gati të gjithë”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat