Koronavirusi nuk kursen as Rossin

Formula 1

Koronavirusi nuk kursen as Rossin

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 19:40
Koronavirusi nuk kursen as Rossin

Koronavirusi vazhdon përhapjen në sport, ku janë konfirmuar sportistë të shumtë që janë infektuar. I radhës është piloti i njohur italian i Moto GP, Valentino Rossi.

Ky i fundit pas testeve të kryera, ka zbuluar se është pozitiv me Koronavirus dhe nuk do të jetë i pranishëm në garën e fundjavës në Aragon, në Spanjë.

Shumë i mërzitur është shfaqur piloti italian në reagimin e tij, ku shprehet se bëri të pamundurën për të respektuar protokollin, për të mos rrezikuar infektimin.

“Unë jam shumë i trishtuar dhe i mërzitur, sepse bëra të pamundurën për të respektuar protokollin. Shpresoj të shërohej sa më shpejt. Tani do ndjek këshillat e mjekëve për ta kaluar sa më shpejt këtë.”, shkroi piloti në profilin  e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat