Mercedes i mbyll derën Verstappen

Formula 1

Mercedes i mbyll derën Verstappen

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:13
Mercedes i mbyll derën Verstappen

“Verstappen është një pilot që është nën kontratë me Red Bull. Ndaj, nuk është një opsion për të pilotuar makinën Mercedes vitin tjetër. Ne jemi shumë të kënaqur me dy pilotët që kemi”.

Ka qenë ky komenti i bërë nga Toto Wolff, shefi i Mercedes, që i ka mbyllur derën pilotit holandez, pas zërave se ai mund të transferohet te makina gjermane.

Jo vetëm kaq, por ai ka thënë se cilët do të jenë pilotët e ardhshëm të Mercedes.

“Në rast se do të kemi një ndryshim stafete, pra të gjeneratave, zgjedhjet tona të para do të jenë George Russell dhe Esteban Ocon. Kjo do të ndodhë kur të largohen Hamilton e Bottas”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat