Gati për hapin e madh

Formula 1

Gati për hapin e madh

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:13
Gati për hapin e madh

Piloti i ri gjerman Mick Schumacher, aktualisht lider në botërorin e Formula 2, u shpreh se është gati për të bërë hapin e madh, të kalojë në Formula 1 vitin tjetër. Ai është gati të ndjekë gjurmët e babait të tij Michael Schumacher.

“Jam gati, ndihem gati prë të bërë hapin e madh. Nuk është një secret që Formula 1 është ëndrra ime dhe e çdo piloti”, u shreh Mick Schumacher, që garon me makinën Prema në Formula 2.

Për pilotin gjerman, pjesë e Akademisë Ferrari, ka patur mjaft kërkesa nga Formula 1, si Alfa Romeo apo Haas, makina që përdorin motorin Ferarri.

“Nëse do të më krijohet mundësia për të garuar në Formula 1 që vitin e ardhshëm nuk do ta refuzoj ofertën”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat