Raikkonen mbetet në Formula 1

Formula 1

Raikkonen mbetet në Formula 1

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:35
Raikkonen mbetet në Formula 1

Alfa Romeo është e kënaqur me pilotët e saj dhe i konfirmon ata edhe për sezonin e ardhshëm. Veterani finlandez Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi rinovuan kontratat respektive me skuadrën aktuale edhe për sezonin dhe do të jenë dyshja e pilotëve të Alfa Romeos edhe për sezonin e vitit 2021 të Formula 1.

Kimi Raikkonen, pasi nënshkroi kontratën deklaroi: “Alfa Romeo Racing ORLEN është më shumë se një ekip për mua, është si një familje e dytë. Shumë nga fytyrat që ishin rreth meje kur bëra debutimin tim në Formula 1 në vitin 2001 janë këtu. Atmosfera unike e kësaj skuadre më motivon që të vazhdoj në atë që do të jetë sezoni im i 19-të në sport.

Nuk do të isha këtu nëse nuk do të besoja në projektin e ekipit apo nëse nuk do të ndjeja atë mund të arrijmë së bashku.

Ky është nëj ekip që vlerëson punën dhe i përshtatet stilit tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat