Todt flet për Michael Schumacherin

Formula 1

Todt flet për Michael Schumacherin

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 12:55
Todt flet për Michael Schumacherin

Presidenti i FIA-s, Jean Todt, është një nga të paktët që e di se si po shkon gjendja shëndetësore e Michael Schumacher.

Që nga ai aksident fatal i vitit 2013, kur po skijonte, pak dihet mbi kampionin e madh të Formula 1, por ish-shefi i tij i Ferrarit ka folur edhe një herë mbi situatën e Michael, si po evoluon gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit botëror. Presidenti e viziton rregullisht “Kaiser”, me të cilin arriti sukses të paparë te “Ferrari”: 

“Lufta e Schumacher vazhdon, së bashku me familjen dhe mjekët e tij”, – tha Todt për “De Telegraaf”, mbi ish-pilotin gjerman, raporton Telesport. 

Jean ka siguruar se është ende në kontakt me të, dhe familjen e tij, por nuk ka dashur të komentojë nëse Michael është në dijeni të sukseseve që djali i tij, Mick, po korr në Formula 2: “E takoj Michael rregullisht. Ne shikojmë TV së bashku.

A është në dijeni të sukseseve të djalit, Mick? Unë nuk do të flas për këtë. Nuk dua të hyj në detaje, sepse është gjë private”. Mick Schumacher është në rrugën e tij për t’u bërë kampion i Formula 2 dhe duket se sezonin e ardhshëm do të bëhet pilot i Haas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat