Hamilton fiton në Imola, Bottas renditet pas tij

Formula 1

Hamilton fiton në Imola, Bottas renditet pas tij

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 14:59
Ilustrim

Lewis Hamilton ka fituar garën për Çmimin e Madh të Imolas.

Shoferi britanik është treguar superior edhe në Imola, duke i marrë vendin e parë shokut të skuadrës, Valtteri Bottas, që një ditë më parë siguroi ‘Pole Position’.

Një vend në podium ka zënë edhe Ricciardo, që u rendit i treti.

Gara për çmimin e Imolas ishte jashtëzakonisht interesante. Fillimisht, ky çmim u rikthye në kalendarin e F1 pas 16 vitesh.

Ndërsa, pikërisht në këtë pistë 26 vite më parë ka humbur jetën legjenda e Formula 1, Ayrton Senna.

Një vend në podium ka zënë edhe Ricciardo, që u rendit i treti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat