Hamilton shokon botën e Formula 1: Nuk e di nëse do të jem ende në Formula 1

Formula 1

Hamilton shokon botën e Formula 1: Nuk e di nëse do të jem ende në Formula 1

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 21:52
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton mund të largohet nga Formula 1 pas këtij sezoni.

Gjashtë herë kampioni i botës, i cili është pranë titullit të shtatë në karrierë deklaroi pas fitores në garën e Imolas se nuk ndihet i sigurtë nëse do të jetë vitin e ardhshëm në F1.

Pilotit anglez i skadon kontrata me skuderinë e Mercedesit në fund të vitit të ardhshëm, por deklarata e tij i ka habitur stafin e skuderisë britanike, e cila shpreson që Hamilton të rinovonte kontratën për të vazhduar dominimin në Formula 1.

“Jemi në nëntor dhe është çmenduri që Krishtlindjet nuk janë larg. Ndihem shkëlqyeshëm, jam akoma i fortë dhe ndiej se mund ta vazhdoj edhe për shumë muaj të tjerë. Nuk e di nëse do të jem këtu vitin e tjetër, nuk ka garanci për siguri. Ka shumë gjëra që më ekzaltojnë. Koha do ta tregojë”, u shpreh Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat