Alonso paralajmëron rivalët

Formula 1

Alonso paralajmëron rivalët

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Alonso paralajmëron rivalët

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, do të rikthehet në pistë vitin e ardhshëm pas 2 sezonesh pushim. Alonso, që do të pilotojë makinën Renault, beson se ky rikthim do të jetë i mbushur me surpriza.

“Shumë pilotë të mëdhenj, si Michael Schumacher, kur janë rikthyer nuk kanë patur sukses, pasi kanë pilotuar një makinë “normale”. Me mua mund të ndodhë e kundërta”, tha Alonso.

“Kur u largova, pilotoja makina normale, tani mund të kem një makinë më të mirë.

Mendoj se do t’i befasoj njerëzit dhe të duelojë për titull. Unë besoj”, tha Alonso, që pritet të testojë makinën e re  Renault në fund të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat