Hamilton: Titulli i 7-të? Më shumë jam krenar për fitoret

Formula 1

Hamilton: Titulli i 7-të? Më shumë jam krenar për fitoret

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 13:13
Hamilton: Titulli i 7-të? Më shumë jam krenar për fitoret

Lewis Hamilton ka shansin këtë të diel të shpallet kampion bote në Formula 1, për të 7-n herë në karrierën e tij, duke barazuar rekordin e Michael Schumacher. Piloti britanik është gati për sfidën e radhës edhe pse ai nuk e sheh këtë rezultat si një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij.

“Ajo që bëj në pistë nuk mund të krahasohet me betejat e forta që bëj jashtë saj, sidomos në luftën ndaj racizmit apo për çështje të tjera që kanë po kaq rëndësi”, tha Hamilton.

“Ajo që ndodh në pistë është diçka personale dhe individuale. Natyrisht që edhe aty garoj ndaj rivalëve më të fortë, por aty jam një pilot i vetëm dhe kjo që ndodh në pistë nuk ka shumë impakt në jetën e të tjerëve”, tha britaniku i Mercedes.

“Unë ndihem shumë më tepër krenar për betejat jashtë piste, ku impakti me personat e tjerë është më i madh. Në ato beteja unë përpiqem të përmirësoj jetën e të tjerëve”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat