Hamilton po mendon për të ardhmen

Formula 1

Hamilton po mendon për të ardhmen

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 11:10
Hamilton po mendon për të ardhmen

Pasi korri titullin e 7-të kampion bote në Formula 1, Lewis Hamilton po mendon për të ardhmen. Kontrata e tij me Mercedes skadon në fund të këtij sezoni dhe me shumë gjasa do ta rinovojë atë edhe për një vit.

Në vite, është përfolur për një transferim të Hamilton te makina Ferrari, por piloti britanik ka befasuar me deklarëtën e tij.

“Unë dhe Ferrari nuk kemi qenë kurrë afër njëri-tjetrit. Në ndonjë rast kemi folur, por kurrë nuk kemi diskutuar për opsionet që unë do të kisha nëse pilotoja për ta.

Dhe, asnjëherë nuk kanë qenë opsionet e duhura për mua. Pozicionet tona asnjëherë nuk u puqën. Mendoj se gjërat ndodhin për një arsye.

Vitet e fundit, kontrata ime skadonte gjithnjë në vite të ndryshme me pilotët e Ferrarit. Gjithsesi, unë jam i kënaqur me karrierën time”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat