Barrichello - nga ata pilotë që ka qëndruar më gjatë në krah të Schumacherit

Formula 1

Barrichello - nga ata pilotë që ka qëndruar më gjatë në krah të Schumacherit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:57
Barrichello - nga ata pilotë që ka qëndruar më gjatë në krah të Schumacherit

Braziliani Rubens Barrichello është një nga ata pilotë që ka qëndruar më gjatë në krah të Michael Schumacher. Për 6 sezone me radhë (2000-2005) ata isin pjesë e Ferrarit të suksesshëm, me brazilianin që ishte “njeriu mbrojtës” nga sulmet e rivalëve në pistë.

Braziliani ka garuar edhe me Lewis Hamilton edhe pse vetëm në vitet e para të karrierës së britanikut. Sot, Hamilton dhe Schumacher kanë të njëjtën numër titujsh kampionë bote, 7. Duke folur për të dy pilotët, Barrichello zgjedh më të mirin.

“Kam garuar me të dy edhe pse për sa i përket Lewis vetëm në fillimin e karrierës së tij. Megjithatë, mendoj se Hamilton është më i mirë se Schumacher”, tha braziliani për mediat.

Duke folur për rikthimin në pistë të Fernando Alonso, ai shtoi: “Mendoj se Alonso është më i përgatitur për këtë rikthim, se sa ishte Schumacher, kur u rikthye në vitin 2010.

Piloton çdo ditë dhe po përgatitet mirë”, tha Barrichello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat