Schumacher është në gjendje kritike, ja kush e thotë

Formula 1

Schumacher është në gjendje kritike, ja kush e thotë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Schumacher është në gjendje kritike, ja kush e thotë

Skocezi David Coulthard, një ish-pilot i Formula 1, ka folur për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit.

Coulthard dikur kishte pasur dikur një konkurrencë të ashpër me Schumacherin në pistat e Formula 1.

“Unë e njoh Schumacherin pasi kemi garuar së bashku. Më vonë u takuam edhe në ndonjë aheng. Zbuluam se kishim interesa të ngjashme. Për të, familja ishte gjithçka”, ka deklaruar ai.

“Unë gjithmonë pëlqeja faktin se si ai dhe gruaja e tij rritën fëmijë”, tregon më tej Coulthard.

Lidhur me aksidentin me ski të Schumacherit, Coulthard është i vetëdijshëm se gjendja e tij është kritike, por ai po shpreson për shërimin e tij.

“Sigurisht, të gjithë shpresojmë se Michael të shërohet, por situata e tij është ashtu siç është”, shtoi ish-piloti nga Skocia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat