“Ky është objektivi i vetëm i Ferrarit për këtë sezon”

Formula 1

“Ky është objektivi i vetëm i Ferrarit për këtë sezon”

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 06:30
Charles Leclerc

Charles Leclerc beson se Ferrari ka ende mundësi që të sigurojë vendin e tretë në botërorin për konstruktorë këtë vit, objektivi i vetëm i mbetur për “kokëkuqen” që këtë vit ka zhgënjyer.

“Kanë mbetur edhe 3 gara, ndaj gjithçka është e mundur. Gara e fundit në Turqi tregoi se mund t’ia dalim mbanë.

Do të jetë e vështirë por jo e pamundur. Na duhet të bëjmë 3 gara të përkryera”, tha Leclerc.

Aktualisht, në vendin e tretë në renditje në Formula 1 ndodhet makina Racing Point me 154 pikë, ndërsa Ferrari ndodhet i pesti me 130 pikë (mes dy makinave është Renault me 136 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat