Hamilton do jetë në pole-position në Bahrain

Formula 1

Hamilton do jetë në pole-position në Bahrain

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:40
Lewis Hamilton

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1, Lewis Hamilton, do të niset i pari në Çmimin e Madh të Bahrejnit. Nga kjo pozitë, ai do të niset për herën e 10-të në sezon, gjitha kjo pasi që ai doli në kualifikime i pari. Për Hamiltonin ishte “pole-position” numër 98 në karrierë.

Hamiltoni i cili e fitoi titullin e shtatë në Turqi para dy javësh, ishte më i shpejtë se vozitësi tjetër i skuadrës së Mercedesit, Valtteri Bottas.

‘Ka qenë një vit i mirë për mua dhe gjithçka tani është bonus. Është një garë e ngushtë midis meje, Valeri Bottas dhe Max Verstappen, dhe kemi pasur disa gara interesante ndërmjet vete, por nuk është diçka çka e mendoj shumë’, tha Hamilton.

Ndërkohë, vozitësi tjetër i Red Bullit, Alexander Albon, u rikthye pas përplasjes së madhe që e pati të premten, dhe përfundoi në vendin e katërt.

Ndërkohë, Ferrari me Sebastian Vettelin dhe Charles Leclercun do të niset nga vendi 11 dhe 12-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat