Mercedes deklarohet për Lewis Hamilton

Formula 1

Mercedes deklarohet për Lewis Hamilton

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Mercedes

Kampioni i shtatëfishtë i Forumula 1, Lewsi Hamilton, rezultoi pozitiv ndaj COVID-19, gjë që bëri të humb garën në Bahrain.

Britaniku doli në pole position për të 98-herë, dhe duhej të nisej nga pozita e parë në Bahrain Grand Prix, por nuk mundi të paraqitej shkaku i virusit.

‘Lewis Hamilton është duke u rikuperuar, është në krevat dhe nuk po ndihet mirë’, tha CEO i Mercedes, Toto Wolff.

‘Ai po rikuperohet, ditët e para të Coronavirusit janë kritike gjithmonë, ai është mirë, ka pak simptoma’, tha i pari i Mercedes.

Wolff tha se negociatat për kontratën e Hamiltonit janë shtyrë deri në rikuperimin e tij.

‘Marrveshja është shtyrë deri sa të rikuperohet, pastaj do shohim’, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat