Mungon Hamilton, Bottas siguron 'pole position'

Formula 1

Mungon Hamilton, Bottas siguron 'pole position'

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position”

Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position”!

Piloti finlandez Valtteri Bottas me Mercedes siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Sakhir (Bahrein), të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Sakhir, gara e parafundit sezonale në Formula 1.

Bottas dha kohën 53”377, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës George Russell, pilotin që zëvendëson Lewis Hamilton (nuk garon pasi është pozitiv me Covid-19). I treti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull.

Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel u klasifikua në vendin e 13-të. Nesër në mbrëmje, me drita, do të zhvillohet gara e Sakhir (87 xhiro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat