Fajtor për aksidentin

Formula 1

Fajtor për aksidentin

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Fajtor për aksidentin

Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc është konsideruar fajtor për aksidentin që ndodhi në kthesën nr.4 në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në pistën e Sakhir, në Bahrein.

Nga ai aksident e pësoi keq edhe holandezi i Red Bull, Max Verstappen dhe të dy pilotët dolën jashtë piste, duke dëmtuar makinat e tyre.

Pas hetimit, komisarët e pistës vendosën që Leclerc të dënohet me 3 pozicione në startin e garës së radhës, atë që zhvillohet pas 10 ditës në Abu Dhabi.

Sipas tyre, piloti i Ferrari frenoi me vonesë dhe ishte shkaktar i aksidentit. Përvec kësaj, pilotit të “kokëkuqes” iu hoqën edhe 2 pikë nga patenta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat