Reagon Vettel: Dështova, por s’jam i penduar

Formula 1

Reagon Vettel: Dështova, por s’jam i penduar

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Reagon Vettel: Dështova, por s’jam i penduar

Gara e Çmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, që do të zhvillohet këtë fundjavë, është e fundit për pilotin gjerman Sebastian Vettel me Ferrarin. 4 herë kampioni i botës do të largohet nga “kokëkuqja” pa fituar dot titullin kampion edhe pse ardhja e tij te makina italiane pritej të kishte një fund tjetër.

“Nuk jam i penduar për ato që kam bërë dhe arritur te Ferrari.

Natyrisht që pritshmëritë e mia por edhe të skuadrës ishin të tjera, por nuk arritëm t’i realizonim ato.

Siç e kam thënë, unë dështova, Ferrari dështoi. Mendoj se kjo është më e ndershme për t’u thënë dhe pranuar nga të gjithë”, tha Vettel.

“Me Ferrarin kam patur një lidhje të fortë. Edhe pse kam patur një presion, mendoj se kjo nuk ka ndikuar në rezultat dhe nuk do ta përdor si shfajësim.

Të gjithë donim të mundnim Mercedes, të ishim më të fortët por nuk ia dolëm dot mbanë. Kjo ndodhi për shumë arsye. Tani të gjithë shohim të ardhmen”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat