Marquez ka lënë sot spitalin

Formula 1

Marquez ka lënë sot spitalin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Marquez ka lënë sot spitalin

Marc Marquez ka lënë sot spitalin e Ruber në Madrid, ku më 3 dhjetor u operua për të tretën herë këtë vit në shpatullën e djathtë. Piloti spanjoill qëndroi i shtruar në spital më gjatë se parashikimi si pasojë e një infeksioni.

Sipas Honda, piloti do të vijojë të kurohet në shtëpinë e tij deri në rikuperimin e plotë nga operacioni dhe infeksioni.

Gjithsesi, prania e tij në pistë sezonin e ardhshëm të MotoGP është ende në dilemë, madje ai mund të mungojë deri në maj.

“Faza e rikuperimit po shkon mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale, me antibiotikë dhe fizioterapi, ndaj situata duket optimiste. Piloti do të qëndrojë në shtëpinë e tij deri në një fazë të dytë”, thuhet në komunikatën e Honda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat