Gara hapëse e sezonit 2021 të F1 në rrezik

Formula 1

Gara hapëse e sezonit 2021 të F1 në rrezik

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Gara hapëse e sezonit 2021 të F1 në rrezik

Sezoni 2021 në Formula 1 do të nisë më 21 mars, me garën hapëse që do të zhvillohet si gjithnjë në Australi.

Gjithsesi, kjo garë e parë paraqet mjaft të papritura si pasojë e masave anti-Covid që kanë marrë autoritetet vendase.

Të gjithë personat e huaj që vijnë në Australi duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë. Ky është një nga masat e marra, që detyroi edhe grand slam të Australian Open në tenis të shtyjë startin e tij nga 18 janari më 8 shkurt.

Kjo masë vlen edhe për Formula 1, pasi detyron të gjithë të qëndrojnë dy javë në karantinë deri ditën e garës. Pra, skuadrat duhet të mbërrijnë në Melburn brenda datës 5 mars, çka mund të vërë në dilemë organizimin e garës australiane.

Siç dihet, këtë vit, gara e Melburnit u anullua pak orë para zhvillimit të provave zyrtare, pasi u konfirmuan rstet e para me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat