F1 zyrtarizon kalendarin rekord me 23 gara

Formula 1

F1 zyrtarizon kalendarin rekord me 23 gara

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
F1 zyrtarizon kalendarin rekord me 23 gara

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zyrtarizuar sot kalendarin e garave të vitit 2021 në Formula 1. Ky do të jetë një vit rekord, pasi për herë të parë do të zhvillohen 23 gara edhe pse ka ende një pikëpyetje të madh.

FIA ka konfirmuar se do të ketë garë edhe më 25 prill, ku në fillim ishte planifikuar gara e Çmimit të Madh të Vietnamit, por ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ajo garë.

Siç dihet, Vietnami është përjashtuar dhe pritet që ajo pistë të zëvendësohet me një tjetër pistë.

Botërori, ashtu sikurse pritej, do të nisë më 21 mars në Melburn (Australi) dhe do të mbyllet më 5 dhjetor në Abu Dhabi.

Dy pistat e reja, ajo e Zandvoort në Holandë (19 shtator) dhe gara e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite (28 nëntor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat