Hamilton rinovon me Mercedesin

Formula 1

Hamilton rinovon me Mercedesin

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:32
Hamilton rinovon me Mercedesin

Hamilton rinovon me Mercedesin, makina gjermane njofton marrëveshjen!

“Plani im është të qëndroj këtu edhe vitin tjetër. Unë dua të qëndroj këtu edhe vitin tjetër”.

Është ky njoftimi që ka publikuar sot makina gjermane në “Twitter”, duke shtuar se së shpejti do të japë edhe lajmin zyrtar të rinovimit të kontratës me pilotin briatnik Lewis Hamilton.

“Unë mendoj se bashkë me skuadrën kemi shumë gjëra për të bërë së bashku dhe shumë fitore të tjera për të arritur. Jo vetëm në sport por edhe jashtë tij”, ka shkruar Hamilton.

Këtë vit Hamilton fitoi titullin e 7-të kampion bote në Formula 1. Ende nuk dihet se për sa vite do të rinovojë kontratën piloti 35-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat