Vihet në rrezik turneu i Dakarit

Formula 1

Vihet në rrezik turneu i Dakarit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:56
Vihet në rrezik turneu i Dakarit

Edicioni nr.43 i garave rally Dakar që do të nisë më 3 janar në Arabinë Saudite është në rrezik të dështojë për shkak të pandemisë Covid-19. Shkak është bërë vendimi më i fundit i marrë nga ky vend për të anulluar me 1 javë të gjitha fluturimet ndërkombëtare.

Madje ky vendim mund të zgjasë deri në 2 javë në rast se situate është kritike, çka vë në dilemë zhvillimin normal të turneut rally Dakar. Ekipet kanë prenotuar me kohë fluturimet për në Geda, ku parashikonin të mbërrinin pas Krishtlindjes.

Organizatorët e turneut do të mblidhen sot për të diskutuar për fatin e këtij turneu, që ka gjasa të dështojë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në Arabinë Saudite janë më së shumti të shqetësuar për variantin e ri të Covid që ëshët shfaqur së fundi në Europë e kryesisht në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat