Binotto: Charles dhe Carlos e nisin këtë sezon të ri si të barabartë me Ferrarin

Formula 1

Binotto: Charles dhe Carlos e nisin këtë sezon të ri si të barabartë me Ferrarin

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Binotto: Charles dhe Carlos e nisin këtë sezon të ri si të barabartë me Ferrarin

Charles Leclerc dhe Carlos Sainz janë dy pilotët e Ferrarit për vitin 2021 në Formula 1. Pavarësisht se për monogaskun ky do të jetë viti i tretë me “kokëkuqen”, ndërsa për spanjollin i pari, mes dy pilotëve  nuk do të ketë favorizime.

“Charles dhe Carlos e nisin këtë sezon të ri si të barabartë me Ferrarin.

Nuk do të ketë hierarki dhe as urdhëra skuadre në fillim të sezonit. Më pas, do të shohim se si do të shkojnë gjërat dhe do të veprojmë në të mirë të Ferrarit”, tha Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit.

“Të dy do të jenë të lirë të veprojnë në pistë për të marrë rezultatin më të mirë për vete dhe për skuadrën.

Ne duam të optimizojmë rezultatin në pistë. Leclerc është rritur këto dy sezone dhe shpresojmë që të ndihmojë Carlos në momentet e para”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat