Makina gjermane pret përgjigjen e Hamilton

Formula 1

Makina gjermane pret përgjigjen e Hamilton

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:43
Makina gjermane pret përgjigjen e Hamilton

Lewis Hamilton ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse para disa ditësh, makina Mercedes deklaroi se së shpejti do të jepte lajmin e rinovimit të kontratës.

“Këto ditë do të ulemi dhe besojmë me Toto Wolff, për të diskutuar për të ardhmen tonë”, u shpreh piloti britanik.

“Një gjë është e qartë, që ne duam të vijojmë bashkëpunimin dhe për këtë gjë ekziston mirëkuptimi i të dyja palëve. Bëhet fjalë për një kontratë të rëndësishme për të dyja palët, duke qenë se së shpejti do të ketë ndryshime të rëndësishme në strukturën e këtij sporti”, tha Hamilton.

Mercedes është makina e vetme aktualisht në Formula 1 që nuk i ka konfirmuar të gjithë pilotët e saj. Ai që ka rinovuar kontratën është Valtteri Bottas, ndërkohë që pritet përgjigjja e Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat