Marquez është ende në fazë rehabilitimi

Formula 1

Marquez është ende në fazë rehabilitimi

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Marquez është ende në fazë rehabilitimi

Marc Marquez është ende në fazë rehabilitimi për operacionit të tretë që kreu dy javë më parë në shpatullën e djathtë. Kjo fazë pushimi absolut do të zgjasë edhe 3 javë të tjera.

Gjithsesi, piloti spanjoll i MotoGP shprehet optimist për të ardhmen dhe vendos objektivin e radhës. “Nuk mund të jetoj pa një objektiv, pa një motivim. Nëse ke një objektiv, atëherë ke edhe motivimin për të ecur përpara, për t’u zgjuar çdo mëngjes me dëshirën për të bërë diçka”, tha Marquez.

Këtë vit, spanjolli u aksidentua në garën e parë, ku u rrezua dhe operua. Edhe pse ai u përpoq të rikthehej në pistë, u nxitua duke u rrëzuar sërish dhe përkeqësuar situatën. Ai nuk garoi më këtë sezon dhe pritet të rikthehet në pistë vitin tjetër.

Ende nuk është e qartë se sa do të sgjasë kjo fazë, por ka gjasa që Marc Marquez, piloti i Honda, të mungojë deri në maj të 2021-shit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat