Hamilton e ka realizuar

Formula 1

Hamilton e ka realizuar

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:41
Hamilton e ka realizuar

Piloti britanik e fitoi titullin e shtatë të kampionit të botës dhe e barazoi legjendën e Formula 1, Michael Schumacher

Lewis Hamilton është futur në mesin e legjendave të Formula 1.

Piloti britanik u shpall kampion i botës në sportin me plot adrenalinë.

Me këtë rast, ngasësi i Mercedesit e barazoi rekordin e legjendës Michael Schumacher me shtatë tituj të kampionit të botës.

35 vjeçarit i mjaftonte të përfundonte përpara Valtteri Bottas në garën e Stambollit dhe e bëri këtë, për ta siguruar titullin e kampionit.

Hamilton e kishte kaluar në muajin tetor rekordin e Schumacherit prej 91 garave të fituara në Formula 1, derisa në fund arriti në kuotën e 94 Grand Prix të fituar.

Gjithashtu, britaniku e kishte thyer edhe rekordin për më së shumti “pole-position” në karrierë.

Hamilton thotë se e ka realizuar tashmë ëndrrën dhe i ka arritur sukseset e dëshiruara.

Por, kjo nuk nënkupton se ai e ka ndërmend të ndalet.

Nëse vazhdon me ritëm dhe formë të njëjtë, Lewis mund ta fitojë titullin e tetë të kampionit të botës në sezonin 2020/2021.

Thjeshtë, i jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat