Aston Martin fillon epokën e re, konfirmon partnerin e ri në F1

Formula 1

Aston Martin fillon epokën e re, konfirmon partnerin e ri në F1

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:13
Ilustrim

Aston Martin ka konfirmuar partnerin e ri për sezonin e ri 2021 në Formula 1.

Aston Martin ka zbuluar partnerët dhe me këtë synojnë kthimin e tyre në sport si një ekip në F1 për herë të parë në mbi 60 vjet, me firmën amerikane të “IT Cognizant” që bashkon forcat me ekipin me bazë në Silverstone përpara fillimit të sezonit 2021.

Ekipi i sapo emëruar i “Aston Martin Cognizant F1” do të zbulojë frytet e bashkpunimit të tyre të ri në shkurt, përpara kthimit të ekipit të punimeve të Aston Martin në kuadër të Formula 1 për herë të parë që nga viti 1960.

Kjo sinjalizon fundin e sponsorizimit të kompanisë austriake “BWT” ndaj skuadrës Silverstone nën maskën e tyre të mëparshme si Racing Point, e cila kishte makinat e tyre të lyer me ngjyrë rozë të zbehtë.

“Kthimi i Aston Martin në Formula 1 pas më shumë se 60 vjet është një moment i rëndësishëm” tha pronari i ekipit të Aston Martin, Lawrence Stroll.

“Jam jashtëzakonisht krenar që mund ta fillojmë këtë kapitull të ri me mbështetjen e Cognizant. Nuk mund të mendoj për një partner më të përshtatshëm ose më të vlefshëm për të punuar me ne ndërsa përpiqemi ta bëjmë Aston Martin një nga ekipet më të mëdha në këtë sport”, përfundoi Lawrence Stroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat