Formula 1 ndryshon kalendarin 2021

Formula 1

Formula 1 ndryshon kalendarin 2021

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:22
Formula 1 ndryshon kalendarin 2021

Pandemia Covid-19 ka bërë që sezoni 2021 në Formula 1 të pësojë ndryshimet e para në kalendarin e garave. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Liberty Media ka bërë me dije se botërori 2021 do të nisë më 28 mars, në Bahrein.

Pra, starti i seoznit nuk do të jetë në Australi, por në Bahrein, ku pas një muaji do të zhvillohen edhe testet dimërore. Gara e Australisë është shtyrë për më 21 nëntor. Rikthehet në kalendar gara e Imola (Itali), që do të zhvillohet më 18 prill, datë që ishte lënë bosh në kalendarin e mëparshëm.

Në dyshim është ende gara e Kinës, që sipas Liberty Media është ende në bisedime me organizatorët për ta shtyrë në gjysmën e dytë të vitit.

Në rast se në Kinë nuk do të zhvillohet gara, me shumë gjasa ajo do të spostohet në pistën portugeze të Portimao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat