Alonso ka gati makinën për rikthimin e tij në pistë

Formula 1

Alonso ka gati makinën për rikthimin e tij në pistë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:38
Alonso ka gati makinën për rikthimin e tij në pistë

Makina franceze Renault, që këtë sezon të Formula 1 do të quhet Alpine, ka bërë prezantimin e saj në rrjetet sociale. Kjo makinë do të pilotohet nga spanjolli Fernando Alonso dhe Esteban Ocon.

Makina A521 është tërësisht e zezë dhe në disa vende të saj janë ngjyrat e flamurit francez.

Një njëvendëshe disi agresive në pamjen e parë, që synon të jetë kompetitive në pistë.

“Ne duam t’i japim një identitet të fortë markës tonë në Formula 1. Kjo nuk do të jetë makina përfundimtare, por shpresojmë që deri në mars të kemi një njëvendëshe të fortë, të shpejtë dhe konkurruese”, tha Antony Villain, drejtori i Alpine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat