Çështja e Hamiltonit

Formula 1

Çështja e Hamiltonit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:49
Çështja e Hamiltonit

Ditët kalojnë dhe Lewis Hamiltoni vijon të jetë pa kontratë për vitin 2021.

Shtatë herë kampioni i botës ende nuk ka rinovuar me Mercedesin, teksa ngërçi kryesor është rroga që do të ketë piloti britanik, shumë e lartë për makinën gjermane.

Ai që është përpjekur të hedhë sadopak dritë në këtë çështje është Anthony Hamiltoni, babai i pilotit, i cili ka deklaruar:

“Për aq sa unë di, Lewisi do të vijojë të pilotojë. I dashuron garat dhe dashuron gjithçka që bën”.

“Lewisi është një zë me shumë peshë në botën e këtij sporti dhe do të vijojë të garojë. Kam vetëm pak orë që kam folur me të, ndaj e di me siguri këtë gjë. Lewisi nuk garon për trofe, por sepse e dashuron këtë që bën”, ka shtuar babai i Lewis Hamiltoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat