Drejtuesit e makinës gjermane kanë kontaktuar me një tjetër pilot anglez

Formula 1

Drejtuesit e makinës gjermane kanë kontaktuar me një tjetër pilot anglez

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:06
Drejtuesit e makinës gjermane kanë kontaktuar me një tjetër pilot anglez

Rinovimi i kontratës mes pilotit britanik Lewis Hamilton dhe Mercedes ende nuk po vjen, ndërkohë që botërori i Formula 1 nis pas dy muajsh. 7 herë kampioni i botës është duke u përgatitur për sezonin e ri, por aktualisht është ende pa një makinë.

Palët duan të vijojnë bashkëpunimin dhe rinovimi duket se mund të ndodhë në çdo moment, por pengesë mbetet rroga e lartë që kërkon Hamilton. Ndaj, duke parë këtë situatë disi konfuze, Mercedes po mendon për një alternativë tjetër.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e makinës gjermane kanë kontaktuar me një tjetër pilot anglez, George Russell. Ky i fundit zuri vendin e Hamilton (kur u infektua me Covid-19) në garën e Sakhir dhe bëri një paraqitje të mirë.

“Në garën e Sakhir bëri një paraqitje të mirë edhe pse është ende një pilot i ri. Sa më shumë gara që ata zhvillojnë aq më shumë eksperiencë fitojnë.

Vjet pati disa gara që ishin një leksion i mirë për pilotët e rinj”, tha Toto Wolff, drejtori sportive i Mercedes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat