Schumacher do të debutojë këtë vit në Formula 1

Formula 1

Schumacher do të debutojë këtë vit në Formula 1

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:10
Schumacher do të debutojë këtë vit në Formula 1

“Do të jem i lumtur të ndihmoj të riun Mick Schumacher në debutimin e tij në Formula 1 nëse do të ketë nevojë për mua”, ka deklaruar Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1.

Piloti veteran gjerman i ka thënë patriotit të tij se mund të mbështetet tek ai nëse do të ketë nevojë për një këshillë. “E rëndësishme është që Mick të gjejë rrugën e tij në Formula 1”, tha Vettel.

Mick Schumacher do të debutojë këtë vit në Formula 1 me makinën Haas. “Unë jam ende një fans i Miachael Schumacher, që kur kam qenë i ri më ka ndihmuar. Ndaj, jam i lumtur që sot mund të ndihmoj djalin e tij”, u shpreh Vettel.

“Mick është një djalë fantastik dhe ka një lidhje të fortë me babanë e tij. Më vjen keq që Michael nuk ka patur mundësi të jetë pranë Mick në këto vite dhe të shohë progresin e tij”, tha Sebastian Vettel, që këtë vit do të garojë me Aston Martin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat